Në Prelluzhë të Vushtrrisë zbulohen armë e mjete shpërthyese
BKT
Kronika

Në Prelluzhë të Vushtrrisë zbulohen armë e mjete shpërthyese

M.P / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë janë zbuluar armë të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese, të cilat ishin fshehur në një hapësirë ku hidhen mbeturinat.

Dëshmitari mashkull i kishte verifikuar atoduke mbledhur hekurina, teksa kishte njoftuar Policinë e Kosovës.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe  një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, njofton policia.

Mjetet shpërthyese janë tërheqë nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika