55 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

55 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 62 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 26 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale, ndryshe nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 11aktakuza kundër 11 personave.


MË SHUME NGA Kronika