Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 26-vjeçar është arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave nga dy euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas policisë, paratë e falsifikuar janë gjetur në bagazhin e automjetit,  i cili po drejtohej nga i dyshuari A.B.

“Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar 490 monedha nga 2 euro, gjithsej në vlerë 980 euro,  automjeti Audi A4 i përdorur në rast, si dhe dy telefona celular”, thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika