09:16 / 18.10.2023
Deponohen para të falsifikuara në bankë të Graçanicës
M.P / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të deponimit të parave të falsifikuara në një bankë në Graçanicë.
Rastin e ka raportuar menaxheri i bankës, teksa deponimi i parave ka ndodhur në sasi të ndryshme.
“Monedhat e dyshuara, 2x100 euro , 5x50 euro, 6x20 euro, 561x2 euro dhe 2x1 euro janë konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia.























