18:40 / 18.10.2023
Aksident në lagjen Kalabria në Prishtinë, goditet biçiklisti (Foto)
A.B/RTKlive
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Kalabria në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia dhe ndihma e shpejt.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.
"Sot rreth orës 17:20 në rrugën 'Ali Vitia' në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe biçikletë", tha ajo.
Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
"Njësiti i trafikut po merret me rastin", tha ajo.

























