Arrestohet një person i dyshuar për shantazh
E. Hoti / RTKlive
Në një operacion të zhvilluar sot nga njësitet policore të stacionit Veriu, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast të shantazhit.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi nga një ankuese.
“Nga hetimi preliminar, që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur dyshimi se personi i dyshuar ka arritur të marrë nga ankuesja shuma parash, duke shantazhuar viktimën përmes rrjeteve sociale”, ka thënë Ahmeti.
Në operacionin, i cili është realizuar në koordinim me prokurorinë, policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin J.A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“I njëjti më pas, me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, procedohet në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për vazhdimin e mëtejmë të hetimeve”, ka thënë thënë Ahmeti.























