18:42 / 19.10.2023
Një grua bie nga ndërtesa në Fushë Kosovë
A.B/RTKlive
Një grua ka rënë sot nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.
Lajmi për RTKlive është bërë i ditur nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti
“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.























