Grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto nga arkiva
Kronika

Grumbulloi mish pa afat dhe e bëri suxhuk, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Sigë të Pejës për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Sipas policisë, i dyshuari ka grumbulluar produktet të mishit me afat të skaduar dhe pastaj të njëjtat i ka përpunuar në suxhuk.

Tutje në raportin 24-orësh thuhet se gjatë bastisjes, njësitet policore në bashkëpunim edhe me AUV-në, në fabrikën për përpunimin e mishit kanë gjetur e konfiskuar produkte mishi gjysmë të përpunuar, pa origjinë, pa deklaracion, pa datë prodhimi e skadimi.


MË SHUME NGA Kronika