Tre të plagosurit mbrëmë në Prishtinë janë të mitur
BKT
Kronika

Tre të plagosurit mbrëmë në Prishtinë janë të mitur

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur se tre personat që u plagosën të premten mbrëma në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, janë të mitur.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar që gjenden në arrati.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë (të mitur), janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin policor.

Bëhet e ditur  se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, ndërsa në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.


MË SHUME NGA Kronika