Parandalohet një rast i kontrabandës me narkotikë në burgun e Dubravës
BKT
Kronika

Parandalohet një rast i kontrabandës me narkotikë në burgun e Dubravës

E. Hoti / RTKlive

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës në burgun e Dubravës.

“Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të komofluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.


MË SHUME NGA Kronika