Gjendet i vdekur në banesën e tij në burrë në Prishtinë
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur në banesën e tij në burrë në Prishtinë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas familjarëve viktima kishte jetuar i vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit e kishin pasur me të para rreth një muaji.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është në hetime.

 


MË SHUME NGA Kronika