Para banesës gjeti flamur serb e mbishkrim nacionaliste, lajmëron policinë
BKT
Kronika

Para banesës gjeti flamur serb e mbishkrim nacionaliste, lajmëron policinë

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar të shtunën se para hyrjes së banesës së tij në Mitrovicë të Veriut, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist.

Siç ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Mitrovicë-Veri 21.10.2023-13:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti nën është nënë hetime dhe hetime.

Policia e ka iniciuar rastin si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.


MË SHUME NGA Kronika