16:06 / 22.10.2023
Gjobë ndaj shoferëve që drejtuan veturat nën ndikim të alkoolit
E. Hoti / RTKlive
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj - Prishtinë, në fshatin Babush, kanë ndaluar shoferët SH.B. dhe G.SH, të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tyre, policia ka shqiptuar gjoba për kundërvajtje prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë“, thuhet në njoftim.























