Arrestohen tre persona të dyshuar për rastin ‘Fajdeja’
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar në vazhdën e hetimit të rastit “Fajdeja”
Policia e Kosovës njofton se Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:
• Pesë vetura,
• Tre telefona celular,
• Një llap top,
• Dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.























