Vushtrri, policia konfiskon një armë zjarri
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Vushtrri, policia konfiskon një armë zjarri

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes se datës 23 tetor 2023, Policia në Vushtrri, ka konfiskuar një armë zjarri.

Sipas njoftimit konfiskimi i armës është bërë si rezultat i pranimit të informatës për te shtëna me armë zjarri  në fshatin  Stanovc të Vushtrrisë, njësitet policore kanë lokalizuar vendin nga ku ishin dëgjuar te shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë pushkë automatike  

“Në cilësi të të dyshuarit është shoqëruar në Stacionin Policor, M. P., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistomi me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

 Ndaj tij është iniciuar për veprën penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.


MË SHUME NGA Kronika