Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë

V.Th. RTKlive

Pas një hetimi të gjerë policia e Kosovës ka arritur t’i identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar, për të cilët ishte raportuar se nga depoja e një biznesi në Gjakovë kishin vjedhur mallra të ndryshme në vlerë rreth njëqind mijë euro.

Sipas njoftimit dy të arrestuarit janë D. T., i lindur në vitin 2000, dhe Q. L., i lindur në vitin 1990, shtetas të Republikës së Kosovës,

“Lidhur me rastin, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në një objekt biznesi po ashtu në rrugën “Gaspër Karaqi”, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me mallra të ndryshëm të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundër ligjshme me rastin e kryerjes se veprës penale të raportuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit, pasi që janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me aktvendim, janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat e sekuestruar iu janë kthyer pronarit.


MË SHUME NGA Kronika