33 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza kundër 40 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 15 persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur shtatë aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave.
Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndersa ndryshe nga prokurorit tjera Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.























