16:33 / 24.10.2023
Dogana e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara
V.Th. RTKlive
Dogana e Kosovës njofton se sot në Mitrovicë rreth orës 11:50, në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm dhe se pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtar është hasur në një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike.
Sipas njoftimit të Doganës ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe, dhe mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës. Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.























