Dy aksidente trafiku në Veternik, lëndohen katër persona|Video
Sh.Ç /RTKlive
Dy aksidente komunikacioni kanë ndodhur në hyrje të Prishtinës në Veternik.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për RTK-në, se dy aksidente kanë ndodhur në të njëjtën kohë në Veternik të Prishtinës, ku për pasoj janë lënduar katër persona.
Ahmeti bëri të ditur se në aksidentin e parë janë lënduar tre persona kurse në të dytin, një person. Sipas saj, në rastin e parë janë përfshirë tre automjete kurse në tjetrin dy. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
“Rreth orës 16:40, në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. Gjithashtu rreth orës 16:40, në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka theksuar ajo.























