Dy muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë
BKT
Kronika

Dy muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

RTK

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar edhe dy muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sipas zëdhënëses së gjykatës, Mirlinda Gashi, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit prej dy muajve. Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë, gjenden në masën e paraburgimit që nga 26 shtatori i këtij viti.


MË SHUME NGA Kronika