Vdiq një pjesëtar i KFOR-it në aksidentin në Pejë
BKT
Kronika

Vdiq një pjesëtar i KFOR-it në aksidentin në Pejë

RTKlive

(E plotësuar) Një pjesëtar i KFOR-it ka vdekur në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar KFOR-i.

Një ushtar i italian i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte në bordin e një automjeti ushtarak në magjistralen Pejë-Prishtinë.

“Ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u transportua menjëherë me helikopter në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Ndërsa rreth orës 16:50 ka vdekur ushtari”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas njoftimit, në automjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, ka shpreh ngushëllimet e tij.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtar i plagosur”, ka theksuar ai.

Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre është e KFOR-it.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar pas aksidentit në Leshan të Pejës. Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Gashi, ka bërë të ditur se në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Sipastij, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.


MË SHUME NGA Kronika