Policia parandalon dhe një rast të kontrabandës me mallra
F.S / RTKlive
Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Sipas njoftimit të policisë, në hyrje të fshatit Dobërçan, ka ndalur një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.
“Paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit: ‘Marlboro’ e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej 90 kg, ‘Marlboro’ e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg, ‘Luckies Strike’ (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg, ‘Winston’ (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg. Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime x 0.5 kg., në total 480 kg duhan i përpunuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.























