Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim në vijë të plotë
F.S / RTKlive
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 16:00 në aksin rrugor Gërlicë-Viti ka ndaluar shoferët B.G i moshës 45 vjeçar dhe R.F i moshës 19 vjeçar, të cilët me veturat e tyre shkaktuan kundërvajtje tejkalim në vijë të plotë.
“Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.
Policia po ashtu thotë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.























