Një person qëllohet me armë zjarri derisa po ngiste veturën
BKT
Kronika

Një person qëllohet me armë zjarri derisa po ngiste veturën

SH.Ç/RTKlive

Policia ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që thuhet se ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë të martën pak para mesnatës. Sipas raportit të policisë, viktima është gjuajtur me armë zjarri derisa ka qenë duke e drejtuar makinën e tij.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjeture 6 gëzhoja të plumbave të armës së zjarrit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Për rastin thuhet se është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.


MË SHUME NGA Kronika