10:57 / 26.10.2023
Raportohet e humbur një vajzë në Gjilan
SH.Ç/RTKlive
Policia ka bërë të ditur se në Gjilan është raportuar se një vajzë ka humbur. Sipas policisë, ajo është larguar nga shtëpia më 23 tetor dhe nuk dihet ku është.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























