51 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.TH. / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 51 aktakuza kundër 59 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë persona dhe janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 21 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 23 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë ngritur nga një aktakuzë kundër një personi.
E Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.























