Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polici 19-vjeçari
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polici 19-vjeçari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se gjatë një ahengu familjar në një restorant në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka të shtëna me armë zjarri.

“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin A.G ( M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit.

Rasti është cilësuar "Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës".


MË SHUME NGA Kronika