Humb jetën një person në Gjakovë, u rrokullis me traktor
BKT
Kronika

Humb jetën një person në Gjakovë, u rrokullis me traktor

Ka humbur jetën një person të premtën në Gjakovë, pasi siç njofton policia ai ishte rrokullisur me traktor.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika