Një i vdekur e dy persona të plagosur në Vushtrri|Video
E.A&F.S
(E plotësuar 18:05) Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka thënë se rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve " Mehmet Konjuhi" dhe "Rifat Galica" në Vushtrri, nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia thotë se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. “Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Naser Syla drejtor i Emergjencës në QKUK, thotë se dy personat e plagosur po trajtohen në QKUK dhe se njëri nga ta është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
“Dy persona të plagosur po trajtohen në kliniken tonë. Njeri nga ta është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Është futur në sallën e emergjencës nga ekipi kujdestar, Klinika Vaskulare e Torakale. Kurse tjetri po trajtohet në kliniken e ortopedisë”, tha Naser Syla drejtor i Emergjencës në QKUK.
Një i vdekur e dy persona të plagosur në Vushtrri
Mësohet se një person ka mbetur i vdekur në Vushtrri këtë të Dielë, derisa Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje.
Ndonëse, Policia e Kosovës ende nuk ka dal me deklaratë zyrtare dhe se ende nuk dihen motivet që kanë quar deri tek kjo vrasje, ndërsa RTK do të ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje tragjike.























