08:58 / 31.10.2023
Raportohen dy persona të zhdukur
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë dhe një grua janë raportuar të zhdukur në Fushë-Kosovë dhe Ferizaj.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në Fushë-Kosovë më 29 tetor një grua ka raportuar se burri ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
Ndërkaq në Ferizaj, më 30 tetor një shtetase e Shqipërisë ka dalë nga shtëpia dhe gjithashtu nuk ndihet për vendndodhjen e saj.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.























