I plagosuri në Vushtrri humbi jetën në QKUK
BKT
Kronika

I plagosuri në Vushtrri humbi jetën në QKUK

E. Avdiu/RTK

Njëri nga personat që u plagos të dielën mbrëma në Vushtrri, ka humbur jetën mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se pacienti ka vdekur gjatë natës. Viktima ishe plagosur në një përleshje mes dy grupeve, ku një qytetar mbeti i vrarë në vendin e ngjarje, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në kryqëzimin e rrugëve "Mehmet Konjuhi" dhe "Rifat Galica" në Vushtrri.

Policia thotë se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë.

Sipas njoftimeve, në vendin e krimit ka mbetur i vdekur 27 vjeçari F.Z, ndërsa i dyshuar është J.S 24 vjeç dhe E.B për pjesëmarrje në krim.


MË SHUME NGA Kronika