Policia e Kosovës konfiskon 40 telefona Iphone kontrabandë
E.H/RTKlive
Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar të martën një sasi të kontrabanduar me telefona mobil, të cilët nga Serbia po tentonin të hyjnë në Kosovë. Ky aksion, sipas policisë, ka ardhur me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative.
Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetkontrabanduar: 20 Iphone 14; 10 Iphone 14 Pro; 10 Iphone 14 ProMax.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, sipas policisë, malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.























