Dy të ndaluar në Leposaviq, iu gjetën emblema të ushtrisë serbe
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy persona tek të cilët, ndër të tjera, janë gjetur e konfiskuar edhe dy emblema të ushtrisë serbe dhe një bluzë më mbishkrimin Wagner.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se rasti është duke u trajtuar si nxitje e urrejtjes, përçarjes e mosdurimit kombëtar.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar, është vërejtur një bluzë me mbishkrim të shkronjës "Z’’ ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit Wagner”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.























