Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Lipjan
BKT
Kronika

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Lipjan

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Rasti është inicuar dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Lipjan  31.10.2023 – 19:30. Policia është njoftuar nga zyrtarët e Qendrës Korrektuese se një mashkull kosovar, i cili ka qenë në masë edukuese ka ikur nga qendra korrektuese. Në konsultim me prokurorin është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


MË SHUME NGA Kronika