Ferizaj, brenda muajit policia shqipton mbi 6300 gjoba në komunikacion
BKT
Kronika

Ferizaj, brenda muajit policia shqipton mbi 6300 gjoba në komunikacion

RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit tetor-2023 ka shqiptuar 6335 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 127 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse-heqje të patentë-shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor sipas policisë janë: Tejkalim i shpejtësisë, 2166 gjoba; Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 771 gjoba; Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 443 gjoba;  Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 394 gjoba; Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 286 gjoba; Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 228 gjoba; Tejkalim në vijë të plotë, 52 gjoba;  Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 gjoba...të tjera, 1972”, njofton policia.

Kjo e fundit nga rajoni i Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa i bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë më policinë.


MË SHUME NGA Kronika