Arrestohet një 22-vjeçar serb, i konfiskohet një pistoletë
BKT
Kronika

Arrestohet një 22-vjeçar serb, i konfiskohet një pistoletë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur  se të enjten në mbrëmje në Gjilan ka arrestuar një 22-vjeçar serb të Kosovës, pasi gjatë një kontrolli në veturën e tij kanë gjetur një pistoletë dhe një karikator.

“Njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan me datën 02.11.2023 rreth orës 23:45 gjatë kontrollit rutinor kanë ndalur një automjet me targa vendore me vozitës N.C. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar serb).Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pistoletë e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, shoqëruar në Stacionin Policor Ranillug ku dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Ndërkaq në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurori.


MË SHUME NGA Kronika