08:48 / 06.11.2023
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë
SH.Ç/RTKlive
Policia ka bër të ditur se një person është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.
Viktima e ka raportuar rastin në Polici, duke thënë se ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 13:00.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimin është dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore.























