10:08 / 06.11.2023
Sulmon policin gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, arrestohet
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ditën e diel.
Siç bëhet e ditur në njoftim, njësitë policore kanë tentuar që të ndalin një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, i cili duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























