Vrasje në tentativë në Mitrovicë të Veriut
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë në Mitrovicë të Veriut

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është therë me thikë të dielën në Mitrovicë të Veriut.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur pas një zënke verbale, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë  të Veriut. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin si  “Vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.  

 Rasti po vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika