Pesë raste të dhunës në Ferizaj
BKT
Kronika

Pesë raste të dhunës në Ferizaj

M.Sh/ RTKLive

Policia Rajonale në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka regjistruar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Han të Elezit.

“Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 persona të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në vendimin e policisë.

Kjo e fundit thotë se rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika