Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

E. Hoti / RTKlive

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për RTKlive se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20.

“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur në afërsi të liqenit të Radoniqit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt)”, ka thënë Elezaj .

Elezaj bëri të ditur se lidhur me ngjarjen policia ka kryer procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve.


MË SHUME NGA Kronika