Arrestohet një 29-vjeçar në Kaçanik, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës
E. Hoti / RTKlive
Një person, 29 vjeçar është arrestuar sot rreth orës 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut.
Sipas njoftimit për media ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, për veprën penale " Sulmi “ me dënim burgimi prej 60 ditëve.
“Sot, rreth 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin A.G (M/K), i moshës 29 vjeçar i kërkuar me urdhëresë të gjykatës”, thuhet në njoftim
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.























