Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferë gjobiten nga 150 euro
BKT
Kronika

Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferë gjobiten nga 150 euro

M.Sh/RTKlive

Dy ngasës të veturave janë gjobitur nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, pasi në magjistralen Ferizaj-Gjilan kanë tejkaluar me shpejtësi në vijën e plotë, duke rrezikuar vetën dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Shoferët janë gjobitur me nga 150 euro dhe është ndaluar vozitja për tre muaj.

“Policia e Komunakacionit në Ferizaj, me datën 07.11.2023 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan , në dy lokacione të ndara në fshatin Mirosale dhe Sojevë ka ndaluar shoferët A.A (22 vjeç) dhe H.Y (48 vjeç), të cilët me veturat e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacionin rrugor, tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, njofton policia.Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla, sipas policisë, rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.


MË SHUME NGA Kronika