09:02 / 09.11.2023
Tentoi t’i sulmonte policët, ndalohet i dyshuari në Leposaviq
E. Hoti / RTKlive
Një person i dyshuar për kontrabandim me migrantë në Leposaviq ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kanë ndaluar të dyshuarin, ku gjatë kontrollit në veturë kanë hasur në 11 migrantë.
I njëjti, pasi i ka zbritur migrantët, me veturën e tij është larguar vrullshëm duke rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja.
Rasti është në procedurë hetimore nga të gjitha njësitet relevante dhe është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.























