Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Pejë
BKT
Kronika

Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Pejë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të falsifikimit të parave janë raportuar gjatë  të mërkurës .

Sipas raportit policor njëri rast u raportua në Pejë e tjetri në Prishtinë.

Në Pejë, punonjësi i bankës ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara në bankë ka hasur në kartëmonedha që dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Ndërsa në Prishtinë, ankuesja nga një biznes ka raportuar se një klient ka deponuar monedha të vlerave 1 dhe 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësiti policor ka sekuestruar monedhat dhe prokurori është njoftuar rreth rastit.


MË SHUME NGA Kronika