Humb jetën një person në aksident trafiku në Malishevë
BKT
Kronika

Humb jetën një person në aksident trafiku në Malishevë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete dje në fshatin Joviq të Malishevës.

Sipas njoftimit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor policor.

Bëhet e ditur se trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.

Rasti është nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika