Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d drejtorit të minierës në Stantërg
BKT
Foto ilustruese
Kronika

Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d drejtorit të minierës në Stantërg

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që ka ndodhur të enjten ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Minierës në Stantërg, Bahri Karaqa.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Stantërg  09.11.2023-11:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.


MË SHUME NGA Kronika