Në Leposaviq e Zveçan gjendet sasi e madhe e mallit të kontrabanduar
BKT
Kronika

Në Leposaviq e Zveçan gjendet sasi e madhe e mallit të kontrabanduar

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zhvilluar dy kontrolle në Zveçan e Leposaviq, me ç’rast kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallit të kontrabanduar.

“Ky operacion i përbashkët ka ardhur pas përpunimit e trajtimit të disa informacioneve se në pjesën veriore të vendit po kryheshin aktivitete të paligjshme. Policia ka kontrolluar një lokacion në Zhitkovc të Zveçanit dhe në një lokacion tjetër në hyrje të Leposaviqit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm, teksa institucionet kanë konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

“Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokolata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës”, thuhet tutje në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika