Rrëmbyen një burrë dhe e sulmuan fizikisht, arrestohen të dyshuarit
BKT
Kronika

Rrëmbyen një burrë dhe e sulmuan fizikisht, arrestohen të dyshuarit

E. Hoti / RTKlive

Policia  e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer një burrë, ku nën kërcënimin e armës i njëjti është sulmuar fizikisht dhe i janë marrë vetura dhe një telefon.

Sipas Policisë të dyshuarit kanë kryer veprat penale. “Privim i kundërligjshëm nga liria”,”Lëndim trupor” dhe “ Vetëgjyqësi”.

“Rasti është raportuar me datën 12.11.2023, nga ankuesi (mashkull), i cili është rrëmbyer dhe dërguar në një lokacion, ku nën kërcënimin e armës është sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar si dhe i janë marrë një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar  A.K dhe  A.P, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në tri lokacione, ku përveç provave që ndërlidhen me rastin është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, një thikë, një telefon, një veturë.

Gjithashtu nga policia u tha se është sekuestruar edhe automjeti i të dyshuarve i cili është i përfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policorë, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar.

 


MË SHUME NGA Kronika