Sulmoi fizikisht një të mitur, arrestohet i dyshuari nga Lipjani
BKT
Kronika

Sulmoi fizikisht një të mitur, arrestohet i dyshuari nga Lipjani

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga fshati  Dobrajë e Madhe e Lipjanit, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një të mitur.

Sipas raportit 24-orësh i dyshuari ka sulmuar dje të miturën me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur), me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij”, thuhet ne raportin ditor policor.

 Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika